Nojer: Duam Superkupën me Bayernin

Futboll

Nojer: Duam Superkupën me Bayernin

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 16:37
Nojer: Duam Superkupën me Bayernin

Bavarezët fituan të dielën në mbrëmje për ballë publikut të “Allianz Arena” me një lojë bindëse ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Mançester Junajtid. Skuadra e Niko Kovaç ishte kopja e dy ndeshjeve të fundit në turneun amerikan. Por kësaj here më e kujdesshme në mbrojtje duke mos i lënë shumë hapësira skuadrës angleze që rrezikoi shumë pak, për të mos thënë fare portën e Nojerit. Portieri i kombëtares gjermane shfaqi shumë siguri midis shtyllave dhe kjo ka ngrohur shumë tifozët bavarezë, që nuk do t’u duhet të frikësohen më nga gafat e portierit Ulraish.

Ndeshja e parë zyrtare do të luhet më 12 gusht ndaj Frankfurtit. Ish-skuadra e trajneri Niko Kovaç do të kërkojë të përsërisë suksesin si në finalen e Kupës së Berlinit. Por Bajerni mbetet favorit, kjo për shumë arsye. Skuadra ka uri dhe lojtarët duan të hakmerren ndaj frankfurtasve për atë humbje në fund të sezonit. Skuadra është e plotë dhe i vetmi lojtar që është në dyshim është mbrojtësi Zherom Boateng që mund të transferohet në Mançester nëse palët bien dakord me njëra-tjetrën. Kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, ka komentuar në lidhje me këtë trofe duke theksuar faktin se sa i rëndësishëm është. “Superkupa është një trofe që nuk duhet nënvlerësuar.

Kërkojmë ta fillojmë sezonin në rrugën e duhur. Jemi kampionë të Bundesligës dhe si të tillë duhet të sillemi edhe në fushën e lojës. Trajneri po punon shumë mirë dhe ka kërkuar nga ne të jemi të fokusuar gjatë kohës kur stërvitemi”, u shpreh Nojer. Portieri i kombëtares gjermane qëndroi sezonin e kaluar për më shumë se 9 muaj jashtë fushave, pasi pësoi një dëmtim në krah në fillim të kampionatit. Gjithsesi, ai arriti të rikuperohej në kohë për të qenë në formacionin e “Pancerave” gjatë Botërorit në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat