Buffon: Mbappe posedon diçka ‘mbinjerëzore’

Futboll

Buffon: Mbappe posedon diçka ‘mbinjerëzore’

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:28
Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images)

Gianluigi Buffon ka pranuar se e ka ndjekur Paris Saint-Germainin në tre vitet e fundit, ndërsa Kylian Mbappen e ka quajtur ‘supernjeri’.

Portieri legjendar u largua nga Juventusi pas skadimit të kontratës më 30 qershor, mirëpo edhe pse në moshë 40 vjeçare, ai nuk e ka në plan të pensionohet dhe u transferua në Ligue 1.

“E kam ndjekur PSG-në në tre vitet e fundit. Po ashtu, kam folur (Marco) Verrattin dhe (Salvatore) Sirigun”.

“Nevojitet kohë, por me një identitet, një grup, një zhveshtore e mirë dhe një trajner të fortë, koha për ta fituar (Ligën e Kampionëve) mund të afrohet”.

“Sa i përket Kylian Mbappes, kam biseduar me (Giorgio) Chiellinin dhe (Andrea) Barzaglin, dhe të gjithë jemi pajtuar se ai ka diçka mbinjerëzore”.

“Nëse qëndron me këmbë në tokë dhe përqendrohet tek objektivat e tij, ai mund të bëhet po aq i madh sa Pele, Maradona, Ronaldo dhe Messi”, ka thënë Buffon për PSGMag.

Buffon e nisi karrierën te Akademia e Parmas, ndërsa Juventusit iu bashkua në vitin 2001. Pas 17 vitesh te Zonja e Vjetër, ai u transferua te PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat