Boateng e telefonon Mourinhon, ja çfarë i thotë

Futboll

Boateng e telefonon Mourinhon, ja çfarë i thotë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 08:33
Jerome Boateng

Jerome Boateng nuk do të transferohet te Manchester United.

Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit te Manchester United këtë afat kalimtar.

Ishte Jose Mourinho që kërkonte anëtarin e Bayern Munich, si përforcim për repartin e mbrojtjes.

Por sipas ‘Sport Bild’, është Boateng që personalisht ka telefonuar Jose Mourinhon, për t’i treguar se nuk mund të largohet nga Bayern Munich.

Pas dështimit për të transferuar Boatengun, Manchester United vazhdon të mbetet e interesuar për Harry Maguire, Yerry Mina dhe Toby Alderweireld.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat