Shosholli u shpreh i kënaqur me sjelljet e lojtarëve

Futboll

Shosholli u shpreh i kënaqur me sjelljet e lojtarëve

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:35
Shosholli u shpreh i kënaqur me sjelljet e lojtarëve

Përzgjedhja e LRF të Prishtinës 1 është fituese e Kampit Edukativ Kombëtar U-15. Njomakët prishtinas në ndeshjen finale, e cila u zhvillua, sot, në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, e kanë mundur përzgjedhjen e LRF të Pejës, me rezultat 2:0. Këto dy ekipe ishin fituese të grupeve të tyre në kampin e mbajtur në muajin e kaluar në Durrës, derisa finalja u vendos të luhet në Kosovë. Të pranishëm në ndeshjen finale ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, anëtari i KE, Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. 

Image

Përzgjedhja e LRF të Prishtinës 1 është fituese e Kampit Edukativ 

Rrebeshi i shiut që ra pikërisht kur futbollistët dolën në fushën e lojës ishte i mirëseardhur, pasi i freskoi futbollistët, të cilët më pas treguan lojë shumë të mirë dhe me aksione të rrjedhshme. Përzgjedhja e Prishtinës ishte më e qartë në lojën e saj, ku si rrjedhojë shënoi edhe dy gola. Fillimisht realizoi Avdullah Ahmeti (10’), derisa fitoren e prishtinasve e vulosi Art Zeka (42’). Në fund të ndeshjes, bartësi i këtij kampi dhe njëherësh kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Ajet Shosholli, ritheksoi rëndësinë që ka ky kamp si dhe vëmendjen e madhe që i kushton FFK-ja këtij kampi dhe zhvillimit të të rinjve. Ai u shpreh i kënaqur me sjelljet e lojtarëve dhe disiplinën e treguar gjatë kampit të mbajtur në Durrës dhe i përgëzoi lojtarët për talentin e shfaqur.  Ndërkaq, anëtari i KE të FFK-së, Bakir Burri, shprehu shpresën që këta talente të zhvillohen edhe më shumë në të ardhmen dhe të jenë pjesë e ekipeve të futbollit të Koss.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat