Nainggolan mund të mungojë në ndeshjen e parë të Interit në Serie A

Futboll

Nainggolan mund të mungojë në ndeshjen e parë të Interit në Serie A

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 20:38
Nainggolan gjatë një aksioni në ndeshjen kundër Sionit

Tifozët e Interit mezi po presin fillimin e sezonit 2018/19.

Kjo pasi skuadra zikaltër ka arritur të bëjë disa transferime të mirë dhe shpresat për rezultate të mira janë të mëdha.

Por, në ndeshjen e parë sezonale në Serie A pritet të mungojë Radja Nainggolan.

Belgu ka pësuar një lëndim në miqësoren ndaj Sionit dhe stafi mjekësor i klubit zikaltër nuk dëshiron të rrezikojë.

Sipas Sky Sport, ish-ylli i Romës do të luajë vetëm kur është 100 për qind gati.

30-vjeçari iu bashkua Interit këtë verë për 24 milionë euro, plus Davide Santon dhe Nicole Zaniolo që u vlerësuan 14 milionë kaluan te Roma.

Në xhiron e dytë në Serie A skuadra e Luciano Spallettit luan ndaj Torinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat