Rooney: Manchester United ka nevojë për dy përforcime “in extremis”

Futboll

Rooney: Manchester United ka nevojë për dy përforcime “in extremis”

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 10:07
Wayne Rooney

Manchester United mund të bëhet mirë me dy përforcime të ditës së fundit, thotë Wayne Rooney, me “Djajtë e Kuq” që konsiderohen për momentin larg nga konkurrenca për titullin e Premier League.

Skuadra e Jose Mourinhos ishte sfiduesja më e afërt për rivalët e Manchester City në sezonin 2017-2018, por sërish përfunduan em 19 pikë larg “qytetarëve”. Vetëm “arnime” të vogla janë bërë në grupin e “Old Trafford” që atëherë, me Fred, ndërkombëtarin e Brazilit, që përfaqëson pjesën më të madhe të merkatos së Manchester Unitedit për këtë verë.

Mourinho mbetet në merkato deri në mbylljen e saj, të enjten, dhe Rooney shpreson të shohë lëvizjen e vonshme, që do ta bëjë ish-klubin e tij më të mirë e konkurrues. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Manchester United i tha “Sky Sports”:

“Mendoj se do të jetë e vështirë pas sezonit që kishin vitin e kaluar. Manchester City ka luajtur një futboll të madh. Por, unë shpresoj se dikush mund t’i përforcojë ata, do të ishte mirë, kështu që shpresojmë që Manchester United ta bëjë këtë. Unë pres edhe një tjetër nënshkrim, ose dy”.

Mourinho ka mbetur i zhgënjyer në përpjekjet e tij për t’u përforcuar, duke shkaktuar zëra për një prishje në marrëdhëniet e tij me zëvendëskryetarin ekzekutiv, Ed Woodward. Këto çështje kanë krijuar një situatë të padëshirueshme, me një sezon të vështirë gati për të nisur. Testet para sezonit e tregojnë këtë, sepse “Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbje ndaj Liverpool dhe Bayern Munich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat