Mateo Kovaçiç u largua nga Reali i Madridit në drejtim të Çelsit ku një vit do të luaj si lojtar i huazuar dhe më pas do të rikthehet në Madrid. Kroati ka treguar në një intervistë për mediat britanike se ai që e bindi të largohej nga Reali ishte Luka Modriç.
“Unë flas gjithmonë me Luka-n. Ai është, sigurisht, i lumtur për mua. Por gjithashtu është i trishtuar që u largova pasi jemi shumë të afërt. Ai më ka thënë se Londra është një qytet i mahnitshëm,”-u shpreh Kovaçiç për “Evening Standard”.
“Ai më tha se Premier League do të jetë e vështirë në fillim, por shtoi se është një kampionat i bukur, stadiumet janë gjithmonë plot dhe unë do e shijoi këtë. Nuk jam stërvitur shumë me Real Madrid pasi kam kërkuar shumë për të ardhur te Çelsi. Do të jap më të mirën për të qenë gati.”- përfundoi lojtari kroat.