Portieri kolumbian mund të transferohet te skuadra napolitane

Futboll

Portieri kolumbian mund të transferohet te skuadra napolitane

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 17:21
Portieri kolumbian mund të transferohet te skuadra napolitane

Napoli vazhdon të jetë në kërkim të një portieri, pas lëndimit të Alex Meret. Të kaltrit ndjekin me shumë interes Guillermo Ochoa të Standard Liege, por së fundmi kanë hasur shumë vështirësi në arritjen e një marrëveshje.

Për këtë arsye, italianët kanë hedhur vështrimin edhe në Premier Ligë, më konkretisht te skuadra e Arsenalit për David Ospinan.

Megjithatë, Arsenali ia ka bërë me dije klubit napolitan se nuk mund ta marrin në huazim Ospinan por duhet ta blejnë atë.

Kolumbiani më herët ka shprehur dëshirën për t’u larguar, pasi me blerjen e Bernd Leno, në “Emirates” ai pritet të jetë zgjedhja e tretë e trajnerit Unai Emery, pas gjermanit dhe Peter Cech.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat