Guardiola gati për fillimin e sezonit pas verës së “qetë”

Futboll

Guardiola gati për fillimin e sezonit pas verës së “qetë”

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 07:16
Pep Guadiola

Pep Guadiola beson se Manchester City vazhdon të jetë në pozitë të fortë përkundër fushatës së qetë transferuese.

Një periudhë jo aq aktive e verës e pa Manchester Cityn të mos bëjë ndonjë lëvizje të madhe.

Riyad Mahrez u bashkua nga Leicesteri dhe mbetet transferimi më i madh i kësaj vere.

“Jemi ekip i fortë. Ne kemi investuar shumë, përgjatë vitit të kaluar kemi investuar më shumë sepse kishim ekip të moshuar dhe kemi dashur të jemi të freskët për vitet në vijim”.

“Ne tash u besojmë lojtarëve dhe e përfunduam tregun e transferimeve kështu si jemi”, theksoi Guardiola.

Mahrez pritet që të startojë ndaj Arsenalit pasi kështu bëri edhe në Superkupën e Anglisë ndaj Chelseat, por Guardiola pranon se algjeriani ka kokhë që të përshtatet.

Guardiola beson se Superkuap e Anglisë nuk e pengoi përgatitjen e fillimit të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat