Bonucci gjatë prezantimit: Juve shtëpia ime, i pranoj vërshëllimat e tifozëve

Futboll

Bonucci gjatë prezantimit: Juve shtëpia ime, i pranoj vërshëllimat e tifozëve

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 19:25
Leonardo Bonucci

Mbrojtësi italian është rikthyer përsëri në skuadrën e Juventusit.

Pas vetëm një viti të kaluar te Milani, Leonardo Bonucci i bashkohet përsëri Juventusit.

Ky rikthim nuk u prit mirë nga shumica e tifozëve të Juves, pasi Bonucci u largua në mënyrë jo dinjitoze dhe festoi si i çmendur golin e shënuar për Milanin, ndaj Juventusit, në shtëpinë e këtyre të fundit.

Gjithsesi, në konferencën për shtyp të mesditës së sotme, Leo është shfaqur i penduar për largimin në sezonin e kaluar dhe ka treguar se është gati t’i kthejë vërshëllimat në duartrokitje.

“Pse u largova nga Milani? Për të ardhur te Juventusi, pasi më mungonte shtëpia ime. Falënderoj Juven që më mundësoi rikthimin tim këtu”, ka thënë Bonucci.

“Tifozët i kuptoj dhe i respektoj siç kam bërë gjithmonë. Në fund të çdo ndeshjeje jam i pari që shkoj për t’i përshëndetur dhe falënderuar. Mendoja se ndryshimi i vitit të kaluar do të më jepte diçka më shumë, por nuk ndodhi kështu dhe vendosa të kthehem në familjen time. Kam pasur oferta nga disa klube të rëndësishme, por doja vetëm të rikthehesha te Juve, ndaj jam i gatshëm për t’i kthyer vërshëllimat në duartrokitje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat