Zbulohet arsyeja pse Modric vendosi të qëndroi te Real Madrid

Futboll

Zbulohet arsyeja pse Modric vendosi të qëndroi te Real Madrid

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 20:01
Real Madrid

Luka Modric ka vendosur të vazhdojë me Real Madridin.

Lojtari më i mirë i Kupës së Botës së mbajtur në Rusi ku me Kroacinë arriti deri në finale, ka shuar frikën te Real Madrid, duke vendosur të qëndrojë.

Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar nga Real Madrid, mediet kryesore në Spanjë dhe të afërta me këtë skuadër, raportojnë se takimi mes presidentit Florentino Perez dhe Luka Modric ka dhënë rezultatet, me kroatin që do të mbetet n ë ‘Santiago Bernabeu’.

Presidenti Perez i ka premtuar Modricit zgjatjen e kontratës dhe përmirësimin e saj në aspektin financiar, duke i ofruar 10 milionë euro në sezon, duke i bërë së bashku me Sergion Ramosin, lojtarët më të paguar në skuadër.

Vendimi i Modricit për të qëndruar te Real Madrid, i jep fund ëndrrës së tifozëve të Interit për të parë kroatin në skuadër të tyre, pas 10 ditëve të kaluara me shumë spekulime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat