Mourinho thumbon sërish drejtuesit e klubit: “Kisha plane… nuk duhet të më thërrasin më menaxher, por trajner”

Futboll

Mourinho thumbon sërish drejtuesit e klubit: “Kisha plane… nuk duhet të më thërrasin më menaxher, por trajner”

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 08:54
Jose Mourinho

Jose Mourinho vazhdon të lëshojë deklarata thumbuese në drejtim të drejtuesve të klubit nga “Old Trafford”.

Mou, pas fitores së Manchester United 2-1 kundër Leicester City në ndeshjen e parë në Premierligë për sezonin 2018/19, tha se nuk ta thërrasin më menaxher, por vetëm trajner – për shkak se nuk iu plotësuan kërkesat për prurjen e lojtarëve të rinj.

Ai paralajmëron sezon të vështirë për “Djajtë e Kuq”.

“Mendoj se futbolli është duke ndryshuar, dhe ndoshta menaxherët duhet të thirren trajner. Mendoj se jemi më shumë trajnerë se sa menaxherë”, u shpreh Mourinho për Sky Sports.

“Do të jetë sezon i vështirë për të gjithë. Për ne, do të jetë sezon i vështirë, sepse kisha plane, kisha plane për shumë muaj, dhe e nisa sezonin në Premierligë me situatën që nuk mendoja se do të ishte e mundur”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat