Sulmuesi i Barcelonës afër transferimit në PSG

Futboll

Sulmuesi i Barcelonës afër transferimit në PSG

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 10:49
Ousmane Dembele

Sulmuesi 21-vjeçar i Barcelonës, Ousmane Dembele, është shumë afër transferimit në Paris Saint-Germain, shkruan Mundo Deportivo.

Katalonasit janë pajtuar ta lënë të lirë francezin për një transferim drejt PSG-së. Ai u transferua në Barcelonë vitin e kaluar për të zëvendësuar Neymarin, i cili u largua për në PSG. Megjithatë, për shkak të lëndimeve të shpeshta, ai nuk arriti të zë vend në ekipin e parë të Barcelonës.

Tani që Barcelona ka transferuar edhe lojtarë të tjerë gjatë këtij afati kalimtar, mundësitë që Dembele të jetë startues janë edhe më të vogla, për këtë arsye ai ka kërkuar të largohet nga klubi.

Transferimi pritet të kompletohet para 31 gushtit, kur mbyllet afati kalimtar. Megjithatë, marrëveshja e arrirë mes dy klubeve nuk është bërë e ditur, dhe francezi mund të transferohet ose si huazim ose si blerje e përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat