Pogba: Nuk më interesojnë fjalët, jap gjithçka në fushë

Futboll

Pogba: Nuk më interesojnë fjalët, jap gjithçka në fushë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 14:40
Paul Pogba

Paul Pogba ka deklaruar se fjalët e motivojnë që të punoj më shumë

Duhej të ishte transferuar te ndonjë ekip tjetër dhe në fakt ka ende kohë për ta bërë këtë gjë, por mesfushori francez Paul Pogba, një javë pas seancës së parë stërvitore me Manchester United ishte titullar në fushë për “djajtë e kuq” ndaj Leicester. Jo vetëm kaq, por trajneri Jose Mourinho i kishte besuar shiritin e kapitenit dhe ai nuk zhgënjeu, duke shënuar golin e parë në fitoren 2-1 të United ndaj “dhelprave”. Kampioni i botës me Francës një muaj më parë udhëhoqi skuadrën e United drejt një fitoreje të rëndësishme në ndeshjen hapëse të Premier League.

Pogba nuk festoi pas golit, por shokët e tij e përqafuan, ndërkohë që ai që u gëzua më së shumti ishte Mourinho, që kishte të drejtë kur i besoi mesfushorit francez, pavarësisht zërave të muajve të fundit. “Do të jap gjithnjë maksimumin për tifozët dhe shoket e mi të skuadrës. Nuk më intereson ajo që ndodh përreth meje”, ka qenë komenti i Paul Pogba në faqen e tij zyrtare në “Instagram”.

Ndërsa trajneri portugez tha: “Pogba është i lumtur tek United dhe është i përqendruar në maksimum”. Ndërsa Pogba tha: “Nuk kam fituar asnjëherë në Premier, asnjëherë në Champions apo Europianin, ndaj kam ende shumë për të shijuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat