Interesim i madh, ja ku mund t’i blini biletat për ndeshjen Drita-Prishtina

Futboll

Interesim i madh, ja ku mund t’i blini biletat për ndeshjen Drita-Prishtina

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 15:21
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se biletat janë hedhur në shitje, duke treguar edhe vendin ku mund t’i blejnë.

Ndeshja e Superkupës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka zgjuar interesim të madh.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e cila do të luhet në stadiumin tërësisht të rinovuar, prandaj edhe interesimi i dashamirëve të futbollit pritet të jetë i madh.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se biletat janë hedhur në shitje, duke treguar edhe vendin ku mund t’i blejnë.

Kujtojmë që biletat kushtojnë prej 2 deri në 10 euro, kurse bileta VIP është 50 Euro.

Takimi fillon në ora 20:00.

Çmimet e biletave

Veri – Jug – 2 euro

Lindje – 3 euro

Perëndim –  5 euro

Perëndim A1 – 10 euro

VIP – 50 euro

Pikat e shitjes së biletave janë degët e Institucionit Financiar Vllesa-CO si në vijim:

Prishtinë

Rruga Fehmi Agani nr. 71, Te Qafa

Tel: +383 45 40 36 08

2.Rruga Agim Ramadani nr. 369, afër Kampusit Universitar

Tel: +383 45 40 36 08

Rruga Kosta Novakovic nr. 57, afër Hotel Prishtina

Tel: +383 45 40 36 08

Gjilan

Rruga Marie Shllaku, Afër Agmia Center

Tel: +383 45 40 36 08

Afër Administratës Tatimore, tek Soliteri

Tel: +383 45 40 36 08

Stacioni i Autobusëve, tek taksit e Preshevës

Tel: +383 45 40 36 08

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat