Interi ka fituar ndaj Atletico Madridi me rezultat minimal 1-0 në kuadër të ndeshjeve të International Champions Cup.
Nerazzurrët janë treguar më të fortë në miqësoren parasezonale për ICC të zhvilluar në Wanda Metropolitano.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm italianët atë të cilët gjetën rrugën e rrjetës.
Ishte sulmuesi i talentuar argjentinas, Lautaro Martinez, i cili shënoi në minutën e 31-të një supergol për 1-0.
Në pjesën e dytë, sikurse Luciano Spalletti ashtu edhe Diego Simeone bënë shumë ndryshime duke provuar lojtarë të rinj dhe rezervistë për t’i bërë gati për fillimin e sezonit.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të gjej rrugën e rrjetës në këtë pjesë edhe përkundër rasteve të shumta nga të dyja ekipet.
Kështu, pas 90 minutave lojë Interi fitoi me rezultat minimal 1-0 dhe nga tri ndeshjet e zhvilluara në këtë turne ka dy fitore dhe një barazim.