Drama e lojtarit të Liverpoolit: A do të vdes nesër?

Futboll

Drama e lojtarit të Liverpoolit: A do të vdes nesër?

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 06:42
Jose Enrique dhe Klopp

Jose Enrique ka zbuluar se ai ka frikë se do të ndahet nga jeta, teksa mbrojtës i Liverpool po vazhdon betejën me kancerin.

Duke folur për “BBC Sportsworld”, 32-vjeçari tha: “Edhe pse doktori më ka thënë të mos shqetësohem, sepse mund ta mposhtim tumorin, unë jam bërë mosbesues dhe pyes veten: a do të vdes nesër?”

Spanjolli iu nënshtrua një operacioni më maj, pasi u diagnostiku me një kancer të rrallë në mushkri dhe tani ka nisur betejën për të mposhtur sëmundjen.

Enrique ka luajtur 127 ndeshje me Newcastle dhe 99 me Liverpool, teksa në fillim të vitit deklaroi tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat