Kukësi prezanton Cuculin dhe huazimin nga Juventusi

Futboll

Kukësi prezanton Cuculin dhe huazimin nga Juventusi

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:22
Kukësi prezanton Cuculin dhe huazimin nga Juventusi

Ka qenë një ditë intensive për sa i përket zhvillimeve te Kukësi. Safet Gjici ka prezantuar ditën e sotme 2 futbollistët e rinj të ekipit. Si fillim presidenti Gici ka treguar gjithë “peripecitë” që kanë kaluar në Gjeorgji, madje është shprehur optimist për sa i përket përmbysjes ndaj Torpedos në ndeshjen që do të luhet në Shqipëri, raporton panoramasport. “Deklarata e Cungut nuk është ashtu siç e keni përkthyer ju. Ai e ka sqaruar dhe vet. Pres shumë nga lojtarët. Me afrimin e Cuculit dhe lojtarit të Juventusit besoj se do të ketë impuls të ri në skuadër. Pamë shumë raste të humbura në Gjeorgji sepse lojtarët ishin tortuaruar psikologjikisht prej vizave. Megjithatë nuk është asgjë e vështirë, por kam bindje se me mobilizimin e djemve e kalojmë turnin.”

Ndërkohë janë prezantuar edhe 2 futbollistët e rinj të Kukësit, Cuculi dhe futbollisti Toure. “Kam fituar 2 trofe sezonin e fundit dhe kam ardhur këtu për të ndihmuar në arritjen e objektivave. Kukësi ka dëshmuar gjatë këtyreve viteve se është gjithmonë pretendente. Ekipi për këtë është ndërtuar. Jam rikthyer në Shqipëri sepse më bindi projekti i Kukësit” u shpreh Cuculi.

Ndërkohë Oumar Toure u shpreh se do të ndihmojë për të arritur objektivat e vendosur. “Është kënaqësi të jem këtu. E njoh këtë klub prej nj muaji. Do të jem menjëherë në dispozicion të ekipit. Jam i vetëdijshm se duhet të luftoj për të siguruar vendin tim në fushë.” përfundoi Toure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat