Presidenti i Juventusit: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Futboll

Presidenti i Juventusit: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:47
Presidenti i Juves, Andrea Agneli

“Zonja e Vjetër”, kërkon të triumfojë edhe në Evropë.

Juventusi synon ta thyejë mallkimin e finaleve të humbura në Ligën e Kampionëve dhe të triumfojë në garën më prestigjioze evropiane.

Kampionët e Italisë, pikërisht për këtë arsye kanë transferuar Cristiano Ronaldon, duke shpresuar që portugezi do t’i udhëheqë ata drejt triumfit në Evropë.

Presidenti i Juves, Andrea Agneli, ia ka bërë me dije trajnerit Massimilliano Allegri dhe lojtarëve që ai pret këtë vit suksese më të mëdha, duke aluduar në triumfin në Ligën e Kampionëve.

“Do të jetë një vit i vështirë, por të cilin duhet ta kthejmë nga një ëndërr në objektiv”, ka thënë Agnelli.

“Liga e Kampionëve do të jetë objektivi kryesor këtë stinor. Përveç Championsit, duam ta fitojmë edhe Scudetton e po ashtu edhe Kupën e Italisë”, ka përfunduar ai.

Në katër sezonet e fundit, Juventusi ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve dhe që të dyja i ka humbur./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat