Më në fund, gazetarët me vend të merituar në stadium

Futboll

Më në fund, gazetarët me vend të merituar në stadium

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 18:00
Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë është rregulluar edhe vendi për mediat.

Janë bërë të gjitha përgatitje qe ndeshja e Superkupes së Kosovës të zhvillohet ashtu siç zhvillohet një ndeshje europiane.

Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë është rregulluar edhe vendi për mediat.

Gazetarët të cilët në Kosovë, bëjnë një punë të palodhshme më në fund ndjehen të sigurtë të raportojnë pikërisht nga vendi i ngjarjes, stadium edhe ku do të zhvillohet ndeshja.

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një fotografie të postuar në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se vendi për media është rregulluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat