Drejtori i Barcës, Braida: Rafinha do të qëndrojë

Futboll

Drejtori i Barcës, Braida: Rafinha do të qëndrojë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 20:55
Rafinha

Drejtori ndërkombëtar i transferimeve te Barcelona, Ariedo Braida, ka thënë se Rafinha do të qëndrojë në Cam Nou këtë sezon.

Braziliani ishte i huazuar te Interi në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, mirëpo Nerazzurrët nuk arritën ta paguanin klauzolën pë rblerjen e lojtarit për shkak të rregullave financiare (FFP).

Edhe pse viti i ri raportues i FFP ka nisur më 1 korrik, është pritur që zikaltrit mund ta kërkojnë sërish futbollistin, mirëpo duket se ai do ta vazhdojë karrierën në Kataluni.

“Rafinha me shumë mundësi do të qëndrojë te Barcelona”, ka thënë Braida për Radio Sportiva.

“Ai është një djalosh me shumë cilësi futbolli, mund t’i vendosë ndeshjet me aftësitë e tij në prekjen e topit dhe mund ta bëjë ose këtu ose diku tetër”.

“Në vitin e kaluar po kthehej nga një lëndim serioz i gjurit dhe luajti mirë te Interi, është një lojtar i pëlqyeshëm, i cili është i lumtur te Barcelona”, ka shtuar drejtori i Blaugranëve.

Në ndërkohë, Interi është duke vazhduar ta përforcojë skuadrën deri të premten kur edhe mbyllet afati kalimtar në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat