Zbulohet misteri, ja pse u shtrua urgjentisht Ronaldo në spital

Futboll

Zbulohet misteri, ja pse u shtrua urgjentisht Ronaldo në spital

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 22:10
Luis Nazario Da Lima (Ronaldo)

Kampioni i botës me Brazilin, Luis Nazario Da Lima (Ronaldo) ka njoftuar fansat e tij të shqetësuar se do të dalë brenda ditës së sotme (e hënë) nga spitali, pasi u shtrua në një prej institucioneve shëndetësore të Ibizas për shkak të një problemi me pneumoninë.

“Fenomeni” 41-vjeçar tashmë u është përgjigjur reporterëve lokalë, të interesuar mbi gjendjen shëndetësore të tij, duke thënë se është shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit “Can Misses”.

Ronaldo është autor i 62 golave me fanellën e “Seleçao”-s, përfshi këtu dy golat e finales së Kupës së Botës të vitit 2002, kundër Gjermanisë.

“Kalova një gjendje të rëndë gripale në Ibiza dhe m’u desh të shtrohesha në spital që prej së premtes, por është diçka rutinë dhe normale”, shkroi në Twitter, legjenda e futbollit brazilian.

Ish-sulmuesi i Realit, Barcelonës, Interit dhe Milanit, falënderoi fansat për dashurinë dhe urimet e tyre. Ronaldo ishte me pushime në Ibiza, aty ku rezulton pronar i një shtëpie.

Karriera e sulmuesit u mbyll 7 vite më parë, kur ai “vari këpucët në gozhdë”, pas dy viteve të kaluara te klubi i Corinthiansit në Brazil.

Ronaldo ka fituar dy tituj kampionë në “La Liga” me Realin, si dhe një Kupë UEFA me Interin.

Ai ka qenë pjesë e Brazilit edhe në fitimin e titullit kampion bote në vitin 1994, edhe pse nuk luajti, ndërkohë që ndihmoi skuadrën të arrinte finalen e Kupës së Botës, Francë 1998.

“Fenomeni” është shpallur dy herë fitues i “Topit të Artë”, si lojtari më i mirë në botë në vitet 1997 dhe 2002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat