Taulant Xhaka ia merr këngës patriotike: ‘Moj Serbi ta…’

Futboll

Taulant Xhaka ia merr këngës patriotike: ‘Moj Serbi ta…’

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 23:23
Taulant Xhaka dhe e fejuara e tij, Arbnora

I ulur këmbëkryq, futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ia ka marrë këngës patriotike në një gëzim familjar . Edhe pse jeton larg Kosovës, ai asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e tij.

27-vjeçari këtë e ka dëshmuar në mënyra të ndryshme përmes rrjeteve sociale, ku shpeshë herë publikon fotografi që kanë lidhje me Kosovën, dhe simbolet kombëtare.

Granit Xhakën, vëllain e Taulantit e kemi parë duke kënduar këngë patriotike disa herë, por deri më tani Taulantin nuk është se e kemi parë ndonjëherë në këtë situatë.

Videon e ka publikuar e fejuara e tij, Arbnora, e cila në “Instagramin” e saj ka publikuar disa video, ku Taulanti shihet duke kënduar këngë patriotike i ulur këmbëkryq.

Në këto video Taulantin mund ta shohim edhe duke vallëzuar së bashku me Arbnoren, të cilët duken shumë bukur afër njërit tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat