A do të licencohet sot stadiumi "Fadil Vokrri"

Futboll

A do të licencohet sot stadiumi "Fadil Vokrri"

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 10:22
Stadiumi "Fadil Vokrri"

Mbrëmë (13 gusht, e hënë) është zhvilluar ndeshja e parë në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri”, ndërkohë sot (14 gusht, e martë) pritet edhe të bëhet vlerësimi nga zyrtarët e UEFA-s.

Tashmë ka nisur mbledhja ndërmjet zyrtarëve të UEFA-s, atyrë të Federatës së Futbollit të Kosovës, zyrtarëve të MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës.

Stadiumi i kryeqytetit është rinovuar për standartet e kategorisë së katërt të UEFA-s, aq është e mjaftueshme që Kosova ti zhvillojë ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Gjithçka dukej mirë në mbrëmjen e 13 gushtit në finalen e Superkupës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, por hedhja e flakadanëve nga tifozëria “Intelektualët” ka lënë shije të hidhur tek zyrtarët e UEFA-s që e kanë raportuar këtë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat