Ismet Munishi ka dy fjalë për Superkupën e Kosovës

Futboll

Ismet Munishi ka dy fjalë për Superkupën e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 14 gusht 2018 Në ora: 14:18
Ismet Munishi

Kryetrajneri i klubit të futbollit Besa nga Peja, Ismet Munishi, ka fjalë miradije për sfidën e Superkupës së Kosovës në futboll. “Futbolli i Kosovës po ngritët me hapa të sigurtë. Ndeshja e Superkupës ishte spektakël i vërtetë, tempo e lojës ishte më e shpejtë, aksione të mira, raste plotë, shtylla dhe përmbysje e rezultatit në fund. Prishtina luajti pjesën e parë më të mirë në 4 ose 5 vitet e fundit, por futbolli luhet 90 minuta. Drita me plotë merite fitoi Superkupën por sivjet do ta ketë shumë të vështirë ta mbroj titullin, me këtë kuadër të futbollistëve. Qershia mbi tortë Arena e futbollit që na ka munguar shumë ‘Fadil Vokrri’, një stadium dinjitoz, shikuesit u kënaqen tejmase. Do t’i kemi pesë kandidate për titull prapë, na pret një sezon fantastike, shijojeni. Të gjithë tifozëve, futbolldashësve, futbollistëve ju dëshiroj fillim të mbarë të kampionatit. Ju priftë e mbara. Kosova po forcohet, Kosova po përparon, Kosova po bëhet”, ka shkruan Munishi në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat