A do të licencohet stadiumi "Fadil Vokrri' nga FFK?

Futboll

A do të licencohet stadiumi "Fadil Vokrri' nga FFK?

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:44
Eroll Salihu

Drejtues të FFK-së dhe të UEFA-së kanë mbajtur takimin e paraparë rreth licencimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Çështja kryesore që u diskutua gjatë këtij takimi ishte çështja e sigurisë në stadium.

Në një prononcim për KosovaPress, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu tha se vetëm disa kritere të vogla kanë mbetur deri te licencimi i këtij Stadiumi.

“Ishim së bashku me drejtuesit e UEFA-së, na duhet t’i dërgojmë edhe disa certifikata rreth sigurisë në stadium, dhe do të marrim përgjigjej. Nuk kemi ndonjë kohë të caktuar se kur do të marrim përgjigje definitive, por shpresojmë që ajo të jetë sa më pozitive”, tha Salihu.

Stadiumi “Fadil Vokrri” u testua mbrëmë me ndeshjen e Supërkupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, ku u panë edhe mjete piroteknike brenda në fushë dhe kjo është një minus i madh sa i përket sigurisë në këtë stadium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat