Interi e bleu Joao Marion për 40 milionë euro, tani i kërkon të gjejë skuadër urgjentisht

Futboll

Interi e bleu Joao Marion për 40 milionë euro, tani i kërkon të gjejë skuadër urgjentisht

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:03
Joao Mario

Interi mësohet se i ka thënë Joao Mario ta pranojë një transferim ose do të mbetet pa asgjë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Mesfushori portugez u kthye nga huazimi në West Ham United, por nuk ka vend te Nerazzurrët dhe vetë e ka pranuar që nuk është i përshtatshëm për futbollin italian.

Për të ka pasur interesim nga Sevilla dhe Real Betis, por çmimi i tij prej 30 milionë eurove ka bërë që transferimi të mos realizohet.

Sipas ItaSportPress, Interi i ka thënë Joao Mario se ai duhet të pranojë një nga propozimet e paraqitura këtë verë.

Nëse nuk e pranon, atëherë ai do të mbetet në klub, por pa llogaritur në të, të paktën gjashtë muaj derisa të hapet afati kalimtar i janarit.

Afati kalimtar në Itali mbyllet të premten.

Joao Mario është transferimi më i shtrenjtë i Interit në histori me 40 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat