Këtë të shtunë fillon edicioni i ri i Serie A.
Ky sezon parashikohet të jetë më interesanti, sepse Cristiano Ronaldo është transferuar në Itali, duke i dhënë një tjetër imazh këtij kampionati.
Skuadra e tij më e re, Juventusi, të shtunën luan ndaj Chievos, që do të jetë edhe ndeshja hapëse e këtij sezoni.
Kurse, tashmë ka filluar të qarkullojë një formacion se si do të rreshtohet Juventusi në këtë ndeshje dhe ky formacion duket me të vërtetë i frikshëm për kundërshtarin.