Godin tregon pse refuzoi Manchester Unitedin

Futboll

Godin tregon pse refuzoi Manchester Unitedin

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 12:46
Godin

Klubi anglez kishte paguar klauzolën e lojtarit, por uruguaiani refuzoi të largohej nga Atletico.

Diego Godin, cilësohet si një prej mbrojtësve më të mirë në botë dhe për këtë arsye në afatin kalimtar veror ka pasur shumë oferta për të.

Manchester United madje kishte paguar edhe klauzolën e largimit të futbollistit, megjithatë Godin ka zgjedhur rinovimin e kontratës me Atletico Madrid.

Së fundmi 32-vjeçari ka komentuar edhe arsyen e refuzimt ndaj United duke thënë se ishte një zgjedhje personale e tij që të qëndronte te Atletico Madrid.

“Kam pasur oferta, por kam vendosur të qëndrojë për arsye personale dhe tani jam duke menduar vetëm për finalen e Superkupën”, ka theksuar ai.

Atletico sonte do të ballafaqohet me Real Madridin në kuadër të Superkupës së Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat