Juve i ofron kontratë të re Alex Sandros

Futboll

Juve i ofron kontratë të re Alex Sandros

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 15:51
Alex Sandro

Futbollisti brazilian pritet të vazhdojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.Alex Sandro duket se do të qëndrojë te Juventusi.

Pas interesimit të vazhdueshëm gjatë këtij afati kalimtar, nga ana e Paris Saint- Germain, vetë francezët i ofruan “Zonjës së Vjetër” 60 milionë euro për lojtarin.

Por, kjo ofertë u refuzua menjëherë nga skuadra italiane, e cila e konsideron brazilianin si një lojtar kyç për të ardhmen.

Meqenëse kontrata i skadon në vitin 2020, drejtuesit e Juves duan t’ia vazhdojnë kontratën mbrojtësit të majtë.

Agjenti i lojtarit kërkon rrogë prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Ky diskutim do të flitet më shumë pas përfundimit të afatit kalimtar veror, ku përveç Alex Sandros, Juve do të kërkojë t’u rinovojë kontratat edhe, Daniele Ruganit e Miralem Pjaniqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat