Sarri ndryshon rregullat te Chelsea, kjo i gëzon lojtarët

Futboll

Sarri ndryshon rregullat te Chelsea, kjo i gëzon lojtarët

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:32
Maurizio Sarri

Trajneri italian ka filluar të sjellë ndryshime në ekipin e Chelseat.

Kanë mjaftuar vetëm pak kohë, që Maurizio Sarri të fitojë zemrat e futbollistëve të Chelseat, aq sa shumë prej tyre që kërkonin largimin, tashmë kanë ndërruar mendje.

Ish-trajneri i Napolit ka ndryshuar mënyrën se si Antonio Conte e menaxhonte grupin, duke u dhënë më tepër liri lojtarëve.

Ndryshe nga kontrolli autoritar që u bënte Conte lojtarëve, Sarri ka hequr dorë nga grumbullimi i skuadrës 24 orë para ndeshjes, duke u dhënë kohë futbollistëve të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre.

E njëjta gjë edhe sa i përket mënyrës së stërvitjes dhe sjelljes në fushë. Conte ka qenë një maniak i taktikës dhe e shndërronte futbollin në një sport të lodhshëm për lojtarët, që duhet të ndiqnin me përpikëri lëvizjet, sipas asaj që u kërkonte trajneri.

Sarri nga ana tjetër, ka ide të tjera, pasi kërkon që lojtarët të argëtohen në shumë në fushë, dhe të qarkullojnë dendur topin.

Efekti ishte i menjëhershëm, fillimisht me Willian dhe më pas me Hazard e Pedro, që premtuan se do të vijojnë qëndrimin te Chelsea, pavarësisht ofertave që kanë pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat