Laxalt më afër transferimit te Milani

Futboll

Laxalt më afër transferimit te Milani

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:49
Diego Laxalt

Reprezentuesi uruguaian pritet t’i bashkohet skuadrës kuqezi.

Milani është gati të zyrtarizojë edhe një blerje këtë javë, pas transferimit të Bakayokos nga Chelsea.

Kështu kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen për të transferuar në Milano anësorin uruguaian Diego Laxalt, i cili pres vitit 2015 ka luajtur me Genoan në Serie A dhe këtë verë pati paraqitje të mira edhe me Uruguain.

Kuqezinjtë do të paguajnë 14 milionë euro për blerjen e lojtarit dhe katër të tjera në formë bonusesh.

Laxalt pritet të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes te Milani, pozitë të cilën vitin e shkuar e ka mbuluar Ricardo Rodriguez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat