Atletico i fortë për Real Madridin

Futboll

Atletico i fortë për Real Madridin

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 21:14
Foto nga ndeshja

(E plotësuar) - Atletico Madrid ka fituar SuperKupën e Europës duke e mposhtur rivalin e qytetit Real Madrids me rezultat 4-2. Për Atleticon shënuan Diago Costa (0.49, 78), Saul Niguez (98) dhe Koke në minutën e (104). Për Realin shënuan Benzema (37) dhe Ramos (62)

Atletico Madrid fiton Super Kupën e Europës.

Skuadra e Diego Simeones e ka dominuar Real Madridin në Tallin për ta mundur me rezultat 4-2.

Pjesa e parë fillojë furishëm ku Diego Costa shënoi që në sekondin e 49’të te ndeshjes.

Nga një kënd i vdekur, Costa shënoi ndoshta golin më të bukur deri me tani kundër Realit.

Minutat e parë ishin shumë më të mira për Atleticon, por Real Madridi fillon gradualisht të kthehet në lojë dhe barazon rezultatin në minutën e 37’të. Benzema shënon golin e barazimit me kokë.

Në pjesën e dytë Real Madridi kërkonte më shumë nga rezultati dhe bënte presion në mbrojtjen e Atleticos.

M’u për këtë vjen edhe përmbytja e parë e Atleticos në këtë ndeshje. Godin prek topin me dorë brenda zonës se rreptësisë, duke shkaktuar penallti që në gol e kthen Sergio Ramos në minutën e 62’të.

Pas pranimit të golit Atletico filloj përsëri presionin dhe një depërtim i Lemar dhe një pasim të Costa bëri që rezultati të barazohet në minutën e 78’të.

Koha e rregullt përfundojë me rezultat të barabartë 2-2.

Në kohën shtesë përsëri Atletico tregoi lojë të mirë.

Disa gabime në mbrojtjen e Real, sidomos te Varane dhe Ramos i shfrytëzon mirë Saul Niguez që shënon gol të bukur pas një asisti të Thomas në minutën e 98’të.

Atletico vazhdon presionin dhe shënon edhe golin e katër, kësaj radhe është Koke që shënon në minutën e 104’të.

Me rezultat 4-2 përfundoj pjesa e parë në të mirë të Atleticos.

Në pjesën e dytë të shtesave, Atletico u koncentrua më shumë në mbrojtje dhe në fund arriti që ta ruan rezultatin, edhe pse lojtarët e Real Madridit nuk ia dolën që të luajnë si duhet fizikisht!

Kështu Atletico ja del që të fitojë SuperKupën e Europës.

Përfundon ndeshja.

Për 2 me 4 kujdeset Koke. Atletico afër ta fitojë superkupën.

Atletico në epërsi.

Në minutën e 99 të vazhdimeve, Niguez rikthen epërisinë për Atletcio.

Ka nisur pjesa e parë e vazhdimeve.

Skuadrat shkojnë në vazhdime

Real Madridit dhe Atletico Madridit nuk i kanë mjaftuar 90 minuta për ta fituar finalen e superkupës. Tani do të ketë vazhdime.

Atletico Madrid barazon

Atletico Madrid barazon shifrat në minutën e 79 me golin e Diego Costa. Dy gola për Costan në këtë ndeshje

Reali në epërsi

Rezultati tani është 2:1.

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Atletico Madridit.

Sergio Ramos realizoi nga penalltia.

Image

Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

Superkupa e Evropës, pjesa e parë mbyllet në barazim 1:1

Costa dhe Benzema shënojnë për ekipet e tyre.

Është mbyllur pjesa e parë e Superkupës së Evropës mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Rezultati është i barabartë, 1:1.

Ekipi i Diego Simeones kaloi në epërsi me golin e Diego Costas.

Megjithatë, rezultati u barazua nga Karim Benzema.

Kur Reali është në “krizë” gjithmonë “shfaqet” Benzema

Real Madrid ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Atletico Madrid.

Golin e barazimit e shënoi Benzema në minutën e 27-të.

Francezi shfrytëzoi shumë mirë një krosim të Bale.

Zhbllokohen shifrat, Costa kalon në avantazh Atletikon

Atletico Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s.

Los Rojiblancos kanë shënuar një gol të hershëm ndaj rivalit lokal.

Ishte sulmuesi Diego Costa që shkoi përpara dhe bëri një goditje nga një pozitë e vështirë, me ç’rast topi u ndal në rrjet (1′).

Ndeshja e sivjetme e Superkupës së Evropës zhvillohet në Talinn të Estonisë dhe është hera e parë që luhet në këtë shtet.

Los Blancos kanë hyrë në këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Los Rojiblancos si fitues të Ligës së Evropës.

Reali është kampioni në fuqi pasi e ka fituar trofeun në dy vitet e fundit.

Po luhet në Talin të Estonisë finalja e SuperKupës së Europës, ku po takohen fituesi i Ligës se Kampionëve, Real Madridi me fituesin e Europa Ligës, Atletico Madridi. Momentalisht rezultati është 1-0.

Image

Formacionet zyrtare: Derbi madrilen për Superkupën evropiane

Në stadiumin A. Le Coq Arena në Tallinn të Estonisë, Real Madridi dhe Atletico Madridi zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së UEFA-s.

Los Blancos hynë në këtë sfidë si fitues të Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/2018, ndërsa Los Rojiblancos e fituan Ligën e Evropës në edicionin e kaluar.

Mbretërit po ashtu do ta nisin takimin si kampion në fuqi, duke qenë se e kanë fituar Superkupën evropiane në dy vitet e fundit.

Ky është edicioni i 43-të me radhë i Superkupës së UEFA-s, ndërsa është hera e parë që zhvillohet në Estoni.

Trajnerët Julen Lopetegui dhe Diego Simeone i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Casemiro, Isco; Bale, Benzema, Asensio.

Formacioni zyrtar i Atletico Madridit: Oblak, Hernandez, Godin, Savic, Juanfran, Koke, Rodrigo, Saul, Lemar, Griezmann, Costa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat