Klubi i futbollit Bashkimi nga Koretini me përforcimet që ka bërë duket se e ka ndërmend të luftojë edhe për katër vendet e para në Ligën e Parë të Kosovës. Në faqen e këtij klubit konfirmohet se janë përforcuar me Alban Tosunin, njëri nga lojtarët e njohur në vendin tonë, një periudhë edhe pjesë e Dritës nga Gjilani dhe Vllaznisë së Pozheranit. “KF Bashkimi ka arritur marrëveshjen me lojtarin e njohur, lojtarin me përvojë të madhe së Superligën e Kosovës”, bëhet e ditur nga KF Bashkimi nga Koretini, fshat nga Dardana.