Trajneri i “Los Blancos” është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion.
Julen Lopetegui e pranon humbjen e finales së Superkupës nga Atletico Madrid dhe i njeh meritat kundërshtarit për ndeshjen që zhvilloi.
Pas 11 vitesh ai u bë trajneri i parë i Real Madridit që humbet një sfidë në debutim, por thotë se vendimet që mori ishin të rrezikshme.
Sipas ish-trajnerit të kombëtares spanjolle, Realit nuk i duhen përforcime për sezonin e ri, pasi ai ka mjaftueshëm lojtarë për të luftuar në të gjitha frontet.
“Mendoj se kjo ndeshje nuk do të ndikojë aspak në politikën e vendosur për blerjet, ne do të qëndrojmë ashtu siç jemi”, ka thënë ai.
“Tani duhet të ngremë kokën dhe të punojmë për ta nisur sa më mirë kampionatin”.