Bullgaria shumë e fortë për Shqipërinë - Bota Sot
Bullgaria shumë e fortë për Shqipërinë

Futboll

E mërkurë, 19 shtator 2018

Bullgaria shumë e fortë për Shqipërinë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 16:28
Bullgaria shumë e fortë për Shqipërinë

Shqipëria e mbyll me humbjen 5:0 europianin e minifutbollit amator që po zhvillohet në Ukrainë. Kuqezinjtë nuk kanë mundur dot të evitojnë goleadën ndaj Bullgarisë, që u ka shkaktuar disfatën më të thellë në Grupin C. Skuadra e drejtuar nga Andi Koçi zbriste në fushë me shpresën për të lënë pas në renditje pikërisht bullgarët, por sfida nisi me gol për kundërshtarin. 26 sekonda dhe Nikolay Todorov realizon duke u dhënë një goditje psikologjike kuqezinjve. Në minutën e 13-të Olsi Klosi provon nga distanca, por gjuajtja e tij grushtohet nga portieri kundërshtar. Pikërisht në momentin Shqipëria po tentonte të shihte drejt sulmit bullgarët godasin me golin e dytë. Nikolay Petrov realizon golin e dytë në minutën e 15-të, duke bërë që sfida të marrë vetëm një drejtim. Pushimi nuk ndryshon asgjë, pasi në minutën e 26-të erdhi goli i Svetlozar Tabakov, për ta çuar në 3:0 rezultatin. Pa kaluar një minutë vjen dhe goli i katërt i Dimitar Aleksandrov. Portieri Fetishaj eviton një gol të sigurt për bullgarët, por duket se realizimi i 5-të është çështje kohe. Veselin Filipov e çon në 5-0 rezultatin, që do të mbetet i tillë deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të kundërshtarit për ta thelluar akoma më tej. Shqipëria e mbyll këtu aventurën në europian me 3 pikë të grumbulluara, për të lënë pas vetëm Irlandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test