Kosova dhe Shqipëria në luftë me Zvicrën për talentin nga Kosova

Futboll

Kosova dhe Shqipëria në luftë me Zvicrën për talentin nga Kosova

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:06
Bastien Toma

Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë “luftën” me Zvicrën për talentët shqiptarë.

Kjo e fundit ka nisur të frikësohet se tash e tutje talentët shqiptarë nuk do ta zgjedhin ekipin Helvetik pas rastit të fundit të Valon Behramit, i cili u detyrua të largohej nga Përfaqësuesja pa dëshirën e tij.

Dhe, mediat zvicerane i kanë dhënë jehonë mesfushorit shqiptar, Bastien Toma, i cili aktivizohet me Sionin në Superligën zvicerane dhe ka debutuar në këtë ekip qysh në moshën 18-vjeçare, ndërkohë që tani është vetëm 19 vjeç dhe shihet si një ndër lojtarët më të talentuar, shkruan Zëri.

Sipas zviceranëve, Shqipëria dhe Kosova kanë nisur të marrin informacione dhe të kontaktojnë me 19-vjeçarin e nëse arrijnë ta bindin, atëherë do të ishte një humbje shumë e madhe për Zvicrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat