Klopp i ‘fiksuar’ pas Shaqirit, e projekton titullar

Futboll

Klopp i ‘fiksuar’ pas Shaqirit, e projekton titullar

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 20:58
Klopp dhe Shaqiri

Xherdan Shaqiri refuzoi Manchester United, për të punuar me Jurgen Klopp tek Liverpool dhe duket se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë që ka bërë. Ai u largua nga Stoke City këtë verë pasi ekipi anglez ra nga Premier League.

Shaqiri ka treguar që në ndeshjen e parë se është një lojtarë i jashtëzakonshëm dhe Klopp duket si i beson shumë atij dhe tashmë e projekton edhe titullar. Gjatë ditës së djeshme, Liverpuli ka krye një ndeshje kontrolli brenda skuadrës, ndërkohë që në grupin e titullarëve, bënte pjesë edhe Xherdan Shaqiri te i cili Klop ka shumë besim. Shaqiri ndihmoi skuadrën e tij në fitoren 5-0.

Me shumë gjasa, Shaqiri do të jetë titullar në ndeshjen e javës së dytë të Premier Ligës, ku Liverpuli do të ketë përballë Kristal Palas në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat