Mustafi: Arsenali duhet të jetë i guximshëm

Futboll

Mustafi: Arsenali duhet të jetë i guximshëm

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:39
Shokdran Mustafi

Shokdran Mustafi ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të mos kenë frikë nga gabimet në ndeshjen e ardhshme kundër Chelseat në kuadër të Premierligës.

Londinezët pësuan disfatë në ndeshjen e parë të ligës nga Manchester City me rezultatin 2-0.

Skuadra e Shkodranit do të ballafaqohet edhe me një skuadër të fortë, atë të Maurizio Sarrit.

“Të luash kundër Manchester Cityt nuk është e lehtë. Ndoshta kundër ekipeve mund t’i evitosh një apo dy gabime. Ndeshja e radhës është Chelsea, nuk duhet të bëjmë shumë gabime”, ka thënë shqiptari nga Gostivari.

“Por nëse ke frikë nga gabimet ato atëherë ndodhin. Ne duhet të jemi të sigurt në atë që dëshirojmë ta bëjmë”.

“Ai m’i tregoi gjërat e mija pozitive në lojë dhe në çfarë duhet të punoj. Jam i lumtur sepse është e vështirë kur nuk e di se në çfarë duhet të punosh sepse askush nuk të tregon”, ka thënë Mustafi në lidhje me trajnerin Unai Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat