Zyrtarizohen datat e rikuperimit të ndeshjeve të shtyra të Serisë A

Futboll

Zyrtarizohen datat e rikuperimit të ndeshjeve të shtyra të Serisë A

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 20:44
Serie A

Është marrë tashmë vendimi në lidhje me datat e rikuperimit të dy ndeshjeve të Serisë A, të cilat u shtynë për shkak të tragjedisë së Gjenovës, ku u rrëzua një urë dhe shkaktoi dhjetëra viktima.

Kështu Sampdoria-Fiorentina do të luhet më 19 shtator, pasi asnjë nga skuadrat nuk merr pjesë në Europë, por më problem ishte të gjendej një datë për rikuperimin e Milan-Genoa.

Gjithsesi tashmë është vendosur që edhe kjo sfidë të luhet pikërisht më 31 Tetor, një mesjavë e lirë nga angazhimet europiane të kuqezinjve.

Dy takimet u shtynë, pasi skuadrat e qytetit të Gjenovës kërkuan të mos luanin, pikërisht në momentin që në Itali vajtohet për viktimat e shkaktuar nga shembja e urës Morandi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat