Tashmë që merkato është mbyllur si në Itali, ashtu dhe në Premier Ligë, duket se Real Madrid e ka rrugën e hapur për të bërë goditjen e radhës, duke mos pasur as stresin e konkurrencës.
Florentino Perez është gati të shpenzojë shuma marramendëse për të zëvendësuar Ronaldon. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, Real Madrid është duke menduar për lojtarin që luan me Tottenham, i cili pritet të zbarkojë në Madrid javën e ardhshme
Skuadra madrilene ka nevojë për një lojtar që të luajë në krahë dhe Eriksen konsiderohet I përshtatshëm për të kryer këtë detyrë, i aftë teknikisht dhe që ofron shumë asist, duke qenë një ndihmë e madhe për Luka Modric.
Edhe te Tottenham mendojnë se largimi i mesfushorit 26-vjeçar është i sigurt, madje trajneri Mauricio Pochettino deklaroi se pret largime të lojtarëve “vip” nga skuadra deri më 31 gusht, kur mbyllet merkato në La Liga.