Sevilla arrin marrëveshje me Gonalons

Futboll

Sevilla arrin marrëveshje me Gonalons

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 23:02
Maxime Gonalons

Mesfushori i Romës, Maxime Gonalons do të niset në Spanjë nesër për të kompletuar huazimin e tij me opsion blerjen të Sevilla

Sipas Sky Sport Italia, dy klubet kanë arritur marrëveshje këtë mbrëmje dhe lojtari po ashtu është pajtuar me kushtet personale.

Besohet se do të jetë një huazim me opsion blerjen në fund të sezonit, e cila sipas burimeve do ti kushtojë spanjollëve 10 milionë euro.

29 vjeçari kaloi te Roma nga Olympique Lyonnais për pesë milionë verën e kaluar, por nuk ka pasur shumë minuta të luajtura në kryeqytetin italianë.

Ai ka bërë 23 paraqitje për Romën, duke bërë vetëm dy asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat