Valverde: “Messi është një gjeni”

Futboll

Valverde: “Messi është një gjeni”

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 08:17
Messi

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, mendon se tifozët e futbollit duhet të ndjehen me fat që e kanë mundësinë t’i shohin performancat e jashtëzakonshme të Lionel Messit.

Argjentinasi, i cili konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga shumë persona, i ndihmoi Barcelonës të sigurojë 3 pikët e para të sezonit të ri të La Ligës, në ndeshjen kundër Deportivo Alavesit.

Në këtë ndeshje të zhvilluar të shtunën në mbrëmje, 31-vjeçari i shënoi dy gola. Goli i tij i parë ishte nga gjuajtja e lirë, top ky të cilin Messi arriti ta fusë nën këmbët e murit mbrojtës të kundërshtarëve. Ky gol hyri në histori, pasi që ishte goli i 6000-të i Barcelonës në La Liga.

“Messi është një gjeni. Jemi me fat që e shohim çdo ditë. Jemi me fat që  jemi të përfshire me futbollin në epokën në të cilën ai luanë futboll. Në kërkojmë nga ai që të nxjerrë nga kapela çdo ditë”, ka thënë Valverde.

“Ka ende vend për Messin që të na befasojë. Ai gjithmonë na befason, ai kurrë nuk ndalet së më habituri mua, sinqerisht. Duhet të jesh gati të presësh gjithçka nga Messi sepse ai sheh atë që askush tjetër nuk e sheh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat