Mourinho: Vlera e De Geas është zero

Futboll

Mourinho: Vlera e De Geas është zero

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 08:32
De Gea

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se portieri David de Gea do të nënshkruajë kontratë të re me klubin anglez dhe për këtë arsye vlera e tij është zero, sepse ai nuk është për shitje.

Për disa vite me radhë, çdo afat kalimtar sillte një ndjenjë pasigurie te “Djajtë e kuq” për të ardhmen e portierit të tyre. Edhe pse drejtuesit e klubit gjithmonë kanë qenë të vendosur në qëndrimin e tyre se nuk duanë ta shesin De Gean, interesimi prej Real Madridit ishte gjithmonë i pranishëm.

“Vlera e De Geas është zero sepse ai është një lojtar i Manchester Unitedit, i cili sa më shpejt që është e mundur, do të nënshkruajë kontratë të re. Atij i pëlqen këtu, ne e duamë atë, duamë që ai të qëndrojë, ai dëshiron të qëndrojë. Kështu që, kur një lojtar nuk është në treg, vlera e tij është zero”, u përgjigj Mourinho kur u pyet se për sa do të shitej De Gea pas çmimeve rekorde të portierëve këtë afat kalimtar.

“Agjenti i tij nuk tentoi të krijonte një luftë për të arritur qëllimet e tij. Ai e respektoi klubin, e respektoi edhe lojtarin. Lojtari dëshironte të qëndronte dhe klubi e kuptonte sa i rëndësishëm është ai. Kështu që, ne gjithmonë kemi tentuar t’i japim atij kushtet më të mira për ta mbajtur të lumtur”.

“Nuk dua të tregohem arrogantë apo i pasjellshëm ndaj portierëve të tjerë duke thënë se Courtois nuk është i mirë apo Manuel Neuer nuk është i mirë. Ajo që dua të them është se nuk do ta ndërroja De Gean me askënd”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat