Mauro Icardi arrin marrëveshjen me drejtuesit e Inter, duke rinovuar kontratën me skuadrën zikaltër deri në vitin 2023, lajm që konfirmohet nga e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”.
Sulmuesi argjentinas pritet të veshë fanellën e Interit deri në vitin 2023, duke shtyrë kështu kontratën e mëparshme.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të ndodhë së shpejti, me sulmuesin që do të vazhdojë të jetë kapiteni i Interit edhe për shumë vite.
Duket se drejtuesit e Interit i kanë plotësuar mjaft kërkesa sulmuesit argjentinas, që në merkaton e verës është kërkuar disa herë nga Real Madrid, që e konsideronte si të rëndësishëm pas largimit të Cristiano Ronaldo. Por duket se kjo lëvizje e sulmuesit Icardi nuk do të ndodhë, pasi marrëveshja mes tij dhe klubit zikaltër është arritur.
Pritet që nga marrëveshja e re edhe paga e sulmuesit të jetë më e mirë nga ajo aktuale.