Befasi e madhe: Benitez do të marrë drejtimin e këtij ekipi

Futboll

Befasi e madhe: Benitez do të marrë drejtimin e këtij ekipi

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 10:47
Rafa Benitez

Trajneri i Newcastle, Rafa Benitez, mund të përfundojë në kampionatin kinez.

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, trajneri spanjoll ka marrë një ofertë nga skuadra e Superligës kineze Tianjin Quanjian, e cila aktualisht drejtohet nga portugezi Paulo Sousa.

Por ky i fundit duket se nuk bind, ndaj kinezët mendojnë se Rafa Benitez është njeriu i duhur për të drejtuar, ndaj dhe janë gati t’i bëjnë një ofertë të mirë spanjollit.

Për Benitez ky është viti i fundit në kontratë me skuadrën e Newcastle, ndaj ai mund të largohet edhe më herët, ose në fund të sezonit, pasi shpesh gjatë dy viteve të fundit ka patur konflikte me klubin për shkak të merkatos së varfër.

Edhe pse trajneri 58-vjeçar spanjoll është shprehur se është i kënaqur që drejton skuadrën e Newcastle,  para një oferte të mirë nga Kina nuk do të rezistonte.

Burime nga skuadra kineze konfirmojnë interesimin për trajnerin spanjoll, që e vlerësojnë shumë për arritjet e tij me skuadrat ku ka drejtuar. Ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re dhe një pagesë të majme për ta bindur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat