Shkëlqimi shkëlqen me het-trik në Zvicër

Futboll

Shkëlqimi shkëlqen me het-trik në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 19 gusht 2018 Në ora: 17:29
Shkëlqimi shkëlqen me het-trik në Zvicër

Sulmuesi nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj, shkëlqeu me het-trik në fanellën e Luzernit, e cila si mysafirë e deklasoi me rezultat 9:1 skuadrën Gland, në ndeshjen e 32-ës së finales së Kupës së Zvicrës. Demhasaj tregoi klasin e tij, duke shënuar në minutën e 3-të, 35’ e 42’. Përveç Demhasaj standardë u paraqitën edhe Dren Feka e Idriz Voca.

Golat për Luzernin i shënuan: Demhasaj (3’, 35’ e 42’), Schulz (34’) Gvilia (50’), Schneuwly (63’), Vargas (69’), Eleke (78’ e 90’) dhe për Gland: Nassisi (51’). Luzerni u kualifikua në të 16-ën e finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat