Drita shkatërroi KEK-un

Futboll

Drita shkatërroi KEK-un

Nga: Kemajl Goca Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:41
Pamje nga ndeshja e sotme

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita nga Gjilani, ashtu si i ka hije e nisi edicionin e ri në IPKO Superligën e Kosovës, duke e shkatërruar me rezultat 5:0 KEK-un nga Kastrioti. KEK-u pas disa viteve u rikthye në elitë por e nisi shumë keq, duke pësuar debakël. Vendasit edhe pse pa praninë e shikuesve, pasi që janë të dënuar nga KD i FFK-së, nuk i pengoi për fitoren bindëse me rezultat 5:0.   Lojë e madhe e Dritës e cila nuk e kurseu KEK-un. Në minutën e 22-të, Drita avancon me supergolin e Endrit Krasniqi. Goli i hershëm i dha forcë kampionit sidomos në pjesën e dytë ku demoloi rivalin. Në minutën e 66-të, Betim Haxhimusa, i disponuar për lojë dhe thelloi epërsinë në 2:0. Endrit Krasniqi në formë të mirë, realizoi golin e dytë të tij dhe të epërsisë 3:0 përkatësisht në minutën e 75-të.  Fidan Gërbeshi ka qenë i pagabueshëm nga penalltia në minutën  e 79-të, kurse Haxhimusa sërish shënon dhe vulos fitoren në 5:0 pikërisht në minutën e 85-të. Kryetrajneri i Dritës, Bekim Isufi, është i lumtur për fitoren bindëse dhe qysh tani janë në krye të renditjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat