Drenica ‘ngrin’ Llapin, Flamurtari mund Ferizajn

Futboll

Drenica ‘ngrin’ Llapin, Flamurtari mund Ferizajn

Nga: K. Goca Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:48
Drenica

Skuadra e Drenicës nga Skenderajt importoi tri pikë të mëdha nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mundur me rezultat 1:0 Llapin. Kryetrajneri Bylbyl Sokoli e nis me humbje me Llapin, kurse Drenica befasoi të gjithë me paraqitje dhe me fitoren e madhe.  Në minutën e 45+1, Armend Abazi shënoi për Drenicën dhe në anën tjetër e “ngrin” Llapin. Flamurtari i Prishtinës si vendas e mposhti me 1:0 Ferizajn. Në minutën e 17-të, Alban Shillova shënoi për triumfin e madhe të ‘flamurtarëve’, kurse ferizajasit nuk ia dolën që të kthehen me një pikë.

IPKO Superliga e Kosovës

Feronikeli-Trepça '89   1:1

Drita-KEK-u         5:0

Liria-Ballkani       0:1

Llapi-Drenica       0:1

Flamurtari-Ferizaj        1:0

E hënë

Prishtina-Gjilani  19.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat