Sergio Busquets dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re të përmirësuar për mesfushorin spanjoll, ku zëvendës-kapiteni i skuadrës pritet të marrë pagë më të mirë.
Herën e fundit, Busquets e rinovoi kontratën në shtator të vitit 2016, dhe asnjëra palë nuk ishte duke nxituar për rinovimin e kontratës së lojtarit.
Bisedimet për rinovimin e kontratës filluan në fund të sezonit të kaluar, dhe marrëveshja definitive është arritur në ditët e fundit.
Duket se kjo kontratë nuk është e re për Busquets, por është vetëm një rritje në pagë pasi që atij nuk është zgjatur qëndrimi në ”Camp Nou”.
Pra, kontrata e Busquets skadon në qershorin e vitit 2021, dhe Barcelona e ka opsionin që ta zgjasë atë deri në verën e vitit 2023.
Klauzola blerëse e Busquets mbetet në 200 milionë euro, një vlerë e ulët pasi që jemi mësuar që klubi katalunas t’i vlerësojë klauzolat me vlera më të mëdha.
Për shembull, Barcelona rinovoi kontratën e Sergi Robertos në janar të këtij viti duke i vendosur një klauzolë blerëse prej 500 milionë euro.